Prej kohësh Eco Market mbështet fëmijët me Sindromën Down.
Në festën e 1 qershorit është bërë pjesë e festimeve të fëmijëve me këtë sindromë.
Gjatë saj janë shpërndarë dhurata nga punonjësit posaçërisht për këta fëmijë.
Mbështetje të tilla Eco Market premton se do t`i vazhdojë edhe në të ardhmen, jo vetëm për të sensibilizuar opinionin publik, por edhe për të edukuar brezat e ardhshëm.