Ka nga ato ditë kur nuk ke as shumë kohë, as shumë ide por do diçka që kënaq të gjithë. Zgjidhja më e sigurt është gjithmonë: pica. E thjeshtë, e shijshme, dhe me pak përbërës të mirë bëhet e mrekullueshme.
Përgatisim me disa produkte që nga EcoMarket që të jemi super të kënaqur me rezultatin. Djathi Mozzarella Granarolo, salca e domates Divella, mielli Teuta dhe proshuta e tymosur Fix secili ka dhënë shijen e vet në mënyrë perfekte.
Përbërësit që të duhen:
Për brumin:
- 300g miell Teuta
- 180ml ujë i ngrohtë
- 1 lugë çaji maja e thatë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Pak kripë






Për sipër:
- 100-150g Mozzarella Granarolo
- 100g salcë domate Divella
- 100g proshutë e tymosur Fix
- Një spërkatje me vaj ulliri dhe pak oregano në fund
Si ta përgatitësh:
- Fillimisht bëj brumin. Në një tas, përziej ujin e ngrohtë me majanë dhe sheqerin. Lëre 5 minuta të fryhet pak.
- Shto miellin, kripën dhe vajin e ullirit. Përzieje dhe fillo ta punosh brumin për 5-6 minuta derisa të zbutet.
- Mbuloje dhe lëre të vijë për rreth 1 orë.
Pasi brumi të jetë gati:
- Hap një petë (sipas madhësisë që do), lyeje me salcën Divella, shto mozzarella-n e copëtuar dhe proshutën e tymosur.
- Spërkati me pak vaj ulliri dhe pak oregano për aromë.
- Piqe në furrë të parangrohur në 220°C për 10–12 minuta, ose derisa të skuqet dhe të shkrihet djathi.
Pak fjalë për përbërësit
- Mozzarella Granarolo shkrin bukur dhe ka atë shijen e butë që shkon perfekt me proshutën.
- Salca Divella është e trashë, jo ujore që do të thotë nuk ta lë picën qull.
- Mielli Teuta për një brum të qëndrueshëm dhe të butë.
- Dhe proshuta e tymosur Fix? Fantastike i jep shumë karakter picës, pa pasur nevojë për shumë përbërës të tjerë.
Këshilla të vogla:
- Nëse ke më shumë kohë, leje brumin të vijë më gjatë (edhe 2-3 orë) për më shumë ajër dhe lehtësi.
- Mund të shtosh kërpudha, ullinj, spec djegës apo çfarëdo tjetër të kesh në frigorifer.
- Pica del edhe më e mirë nëse përdor një gur për picë ose një fletë pjekjeje shumë të nxehtë.
Në fund të fundit, nuk ka recetë më “e sigurt” se pica – dhe kur përdor përbërës të mirë, s’ke ç’të humbasësh.Provoje edhe ti dhe më thuaj si doli. 😉