Eco Market Food

Eco Market Food (Eko Market Food Sh.p.k.),  pjesë e kompanisë AIBA, e vendosur me seli në adresën, Autostrada Tiranë – Durrës, Kilometri i 7, Tiranë, është shpërndarësi më i madh i cili  tregëton kryesisht produkte ushqimore në territorin e Shqiperisë dhe jashtë saj.

Kompania AIBA e cila u themelua në vitin 1993 dhe ajo është e vendosur në Shkozet – Durrës, Shqipëri, aktivitetet kryesore e së cilës janë:

  • Tregtia e produkteve të mallrave të konsumit,
  • Tregtisë së pajisjeve elektro-shtëpiake,
  • Produktet e bujqësisë,
  • Prodhimit dhe shpërndarjes të Vezës.

Kompania Eco Market ka një potencial prej 50 nënpunës, depot e saj kanë një sipërfaqe prej rreth 2000 m2 (duke përfshirë edhe kapacitetin frigoriferikë).

Kompania Eco Market  vepron me 25 makina (furgonë, minivans dhe automjete) të cilat mbështetin veprimtarinë e saj të shitjes.

Kjo kompani furnizon me produkte qëndrat e mëdha tregtare që tani operojnë në territorin e Shqipërisë, 70  Pika shumice dhe 1400 dyqane tradicionale tregëtare të vogla.

Kompania Eco Market  ka të drejtë të shpërndajë produktin e Divella në territorin Patras dhe Selanik të Greqisë. si dhe të drejtën ekskluzive të ofrimit të produktit shumë cilësor Patatina “San Carlo” në territorin e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë.

Produktet te cilat tregton kompania Eco Market janë nga kompani lider në fushën e ushqimit si në territorin Shqiptarë ashtu edhe jashtë saj.