Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Biskota festive Spritz

Biskota festive Spritz

Përbërësit:

  • 2 filxhanë miell të zakonshëm ose miell keku
  • ½ filxhan sheqer të kokërrizuar
  • kripë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 vezë
  • 225 gr gjalpë jo të kripur, në kuba të vegjël

 

Garniturë opsionale:

  • Sheqer i ngjyrosur
  • Copëza arrash, lajthi
  • Krem ëmbëlsirash
  • Sheqer pluhur

 

Përgatitja:

Ngroheni sobën në 180°C. Trazoni së bashku miellin, sheqerin dhe një fije kripë në një tas të madh, dhe më pas spërkatini sipër ekstraktin e vaniljes. Shtoni vezën në mes të tasit dhe pikëzoni miksin e miellit me copat e gjalpit. Përziejini të gjitha së bashku deri sa të formohet brumi, i cili nuk duhet të jetë shumë i fortë.

Për këtë lloj biskotash do ju nevojitet një formuese biskotash. Vendosni formën që ju preferoni dhe më pas mbusheni atë me brumë. Ndajeni brumin e formuar në një letër biskotash të pavajisur.

Piqini biskotat në 180°C për 10-12 minuta. Ndërsa ato piqen, bëni gati garniturën që do i vendosni pasi sapo të dalin nga soba duhet të veproni me shpejtësi. Përgjithësisht mund t’i hidhet sipër sheqer i ngjyrosur dhe copëza arrash në qëndër të biskotës.

Lërini ato të ftohen në letër për 5 minuta, më pas zhvendosini ato me kujdes në një skarë. Lërini të ftohen tërësisht përpara se ti shërbeni.

Skills

Posted on

December 15, 2015