Biskota me krem banane dhe çokollatë

Biskota me krem banane dhe çokollatë

Ingredientët:

Kremi
4 banane të pjekura mirë dhe të ngrira

1 lugë e vogël me ekstrakt vanilje

1 lugë me shurup panje

Kripë

Brumi
50g miell tërshëre

100g hurma arabie të zhytura në ujë

2-3 lugë nga uji I hurmave të arabisë

1 lugë çokollatë e zezë e grirë në copa

1 lugë ekstrakt vanilje

1 lugë vaj arre kokosi

Kripë

Salca e çokollatës
50g çokollatë e zezë e shkrirë

1 lugë vaj arre kokosi

Përgatitja:
1.Vendosni të gjithë ingredientët e brumit në mikser dhe miksojini.
2. Rrotullojeni brumin në kafshata të vogla sferike. Vendosini në ngrirje për minimum 20 minuta.
3. Shkrijeni çokollatën dhe më pas shtojini vajin e arrës së kokosit duke e trazuar. Mbajeni të ngrohtë.
4. Miksoni copat e ngrira të bananes derisa të kenë konsistencën e një kremi – kjo mund t’ju marrë 10 deri 15 minuta.
5. Sapo bananet të jenë të buta, shtojini vaniljen dhe shurupin e panjës dhe miksojini sërish.
6. Nxirrini copat e brumit të ngrira nga frigoriferi dhe vendosini me ngadalë në kremin e përgatitur, duke ruajtur disa për t’i vendosur sipër.
7. Shërbejeni me një salcë çokollatë përsipër.

Skills

Posted on

March 9, 2018