Bukë Pashke

Bukë Pashke

1/2kg miell

5 vezë

100gr gjalpë të shkrirë në mikrovalë

100 ml qumësht

150 gr sheqer

30 gr maja birre

3 vezë të ngjyrosura Pashke

Përgatitja:

Fillimisht, shkrijmë majanë e birrës në pak ujë të ngrohtë duke shtuar më pas edhe qumështin e vakët. Shtojmë një lugë të vogël sheqer, gjysmën e miellit dhe i përziejmë mirë derisa të formohet një përbërje homogjene. Në këtë moment, brumi rezulton pak ngjitës në duar, por nuk është problem. E lëmë të vijë të gjithë masën në një ambient të ngrohtë larg korrenteve të ajrit (p.sh. në furrën e fikur) për rreth 2 orë, apo derisa të dyfishojë vëllimin e saj. Në një enë të madhe, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik vezët me pjesën e mbetur të sheqerit, shtojmë gjalpin e shkrirë në mikrovalë dhe gjysmën tjetër të miellit. Pasi të kenë kaluar dy orë dhe brumi të jetë fryrë, e bashkojmë me brumin e mësipërm me vezë duke i përzier sa më mirë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të formohet një masë e vetme, e cila duhet të rezultojë elastike dhe jo shumë e hollë (në këtë rast, shtojmë edhe pak miell). E vendosim sërish për t’u fryrë edhe për 2 orë të tjera. Pasi ka kaluar kjo kohë, e ndajmë brumin në dy pjesë duke formuar dy rripa të gjatë, të cilët i gërshetojmë midis tyre. Vendosim në mes vezët e kuqe të ziera, e transferojmë në tavën ku do ta gatuajmë të lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe miell dhe e lemë të vijë edhe për 1 orë tjetër. E pjekim në furre të parangrohur në 180°C për rreth 30 minuta.

Skills

Posted on

March 30, 2018