Përbërësit për 4 persona:
- ½ shishe verë të kuqe
- 1 limon
- 1 portokall të ndarë në katërsh
- ¾ filxhan sheqer
- ¼ lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 shkop kanellë
- 5 karafilë
- 4 dardhë të vogla të qëruara
Përgatitja:
Në një tigan të vogël, përzieni verën, lëngun nga limoni dhe portokalli, 1 copat e vogla të shtrydhura të portokallit, sheqerin, vaniljen, shkopin e kanellës dhe karafilat.
Shtoni dardhët dhe vendosini në zierje. Uleni nxehtësinë dhe vazhdoni zierjen duke kthyer dardhët herë pas here, deri sa ato të mund të shpohen lehtësisht me majën e thikës, për rreth 25 minuta. Duke përdorur një lugë me vrima, transferoni dardhët në pjata individuale.
Hiqni copën e portokallit dhe erëzat. Kthejeni lëngun në zierje dhe gatueni deri sa të pakësohet me 2/3 dhe të bëhet si shurup, për rreth 15 minuta, në varësi të përmasave të tiganit. Salcën hidheni sipër dardhave me lugë.