● 250 g djathë i bardhë
● 500 g domate të vogla (pomodorini) ose domate të prera në kubikë të mëdhenj
● 1 grusht ullinj pa bërthamë
● 200g bukë e zezë, e prerë në kubikë jo shumë të vegjël
● vaj ulliri
● gjethe borziloku
● kripë sipas shijes
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180°C.
Në një tavë të vogël, vëmë djathin të prerë në kubikë, domatet, ullinjtë, bukën dhe i spërkasim të gjitha me pak vaj ulliri e kripë. Fusim tavën në furrë për 30 minuta ose derisa të shohim që buka dhe djathi kanë marrë
ngjyrë. E spërkasim me gjethe borziloku dhe e shërbejmë të vakët.