Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Fara të pjekura kungulli

Fara të pjekura kungulli

Përbërësit:

  • Një kungull i përmasave të mesme
  • Kripë
  • Vaj ulliri

 

Përgatitja:

Hapeni kungullin duke prerë me thikë një rreth te pjesa e bishtit dhe më pas duke e tërhequr atë.

Përdorni një lugë të fortë metalike për të gërryer pjesën e brendshme të kungullit dhe duke nxjerrë gjithë farat dhe fijet.

Matni farat me një filxhan. Vendosini ato në një tigan të mesëm. Shtoni 2 filxhanë ujë dhe 1 lugë gjelle kripë në tigan për çdo gjysmë filxhani fara kungulli. Shtojini akoma më shumë kripë nëse e shihni të nevojshme.

Lëreni ujin e kripur dhe farat të ziejnë për 10 minuta. Më pas fikeni të nxehtin dhe përthajini.

Ngroheni sobën në 200 gradë celcius. Pjesën e poshtme të një tave për pjekje lyeni me vaj ulliri. Një lugë çaji është më se e mjaftueshme. Përhapini farat në një shtresë të vetme dhe lërini ato të bien në kontakt me vajin e tavës. Piqini farat deri sa të fillojnë të marrin një ngjyrë kafe nga 5-20 min, në varësi të përmasës së tyre.

Skills

Posted on

November 10, 2015