Në këto ditë vjeshte, një zgjidhje e mirë për të kaluar pasditen me miqtë, është një filxhan çaji dhe një kek me fruta të stinës. I thjeshtë, i shijshëm, i shëndetshëm dhe i ngrohtën keku është gjithmone një zgjidhje e përkryer për të shijuar një moment ndryshe.
Përbërësit:
5 vezë AIBA,
1 filxhan çaji sheqer ECO,
1 filxhan çaji pana për ëmbëlsira,
1 filxhan çaji gjalpë i zbutur në temperaturë ambienti,
2 filxhanë çaji kumbulla të thata dhe bajame ,
3 filxhan çaji miell ECO,
1 lugë kafe sodë,
-40 ml rum.
Përgatitja:
Frutat e thata i vendosim në një tas dhe i spërkasim me rum. Rrahim veç të verdhat e vezëve me sheqer derisa të zbardhen dhe pa ndërprerë rrahjen, shtojmë pak nga pak miellin e përzier me sodën dhe e përziejmë butësisht derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Rrahim të bardhat e vezëve dhe ia shtojmë masës së brumit. Në fund shtojmë frutat e thata të lyera me pak miell. Lyejmë tepsinë me gjalpë, hedhim brumin dhe e pjekim në furrën e ngrohur me 170 gradë për 45 minuta.