Përbërësit:
• 6 vezë
• 2 lugë me miell misri
• 200 ml qumësht
• 200 g proshutë
• 200 g kackavall të grirë
• Ketchup
• Rigon
• Vaj
• Kripë
Përgatitja:
– Rrihni vezët me qumësht, kripë dhe miell e më pas I nxirrni në një tigan më të madh me vaj.
– Në temperature të ulët I fërgoni në mënyrë që vezët të mpiksen vetëm pak dhe kthejeni omëletën në anën tjetër.
– I hidhni proshutë, kackavall, ullinj, ketchup dhe rigon ose përzierje të erëzave për picë dhe kalojeni në pjatë.