Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Makarona me bizele

Makarona me bizele

Përbërësit
400 gr bizele
350 gr makarona Barrilla
60 gr proshutë
1 qepë
gjalpë
djathë parmixhano (i grirë)
lëng perimesh
majdanoz (i grirë)
vaj ulliri Olitalia (ekstra i virgjër)
kripë
piper

Përgatitja
• Proshutën priteni në feta dhe skuqeni për pak minuta në një tigan së bashku me pak qepë të grirë dhe pak vaj ulliri. Hidhni kripën dhe piperin, më pas shtoni bizelet dhe një filxhan lëng perimesh (ose ujë).
• Lëreni të ziejë për 10-15 minuta.

• Zieni makaronat në një tenxhere tjetër me ujë dhe kripë. Më pas, bashkojini me bizelet duke u hedhur edhe pak gjalpë.

• Kompletoni gjellën me djathë të grirë dhe majdanoz për një shije unike.

• Gati për servirje. Ju bëftë mirë!

Skills

Posted on

November 10, 2017

{"wp_error":"The certificate issuer's certificate has expired. Check your system date and time."}