Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Pancake me kanellë

Pancake me kanellë

Ingredientët:

 

100 gr miell Eco

2 lugë pluhur për pjekje

50 gr sheqer i bluar imët

2 të verdha veze Aiba

115 ml qumësht

2 të bardha veze Aiba

-Mbushja:

60 gr gjalpë

100 gr sheqer kaf

2 lugë me kanellë

-Kremi i djathit:

60 gr gjalpë

50 gr krem djathi

75 gr sheqer pluhur

gjysëm luge ekstrakt vanilje

 

Përgatitja:

 

Miksojmë së bashku të verdhat e vezës, miellin dhe sheqerin, dhe duke i rrahur shtojmë me ngadalë qumështin, që të mos bëhet me kokrra. Më pas e leme masën në temperaturë dhomë për 30 minuta.

Miksojmë së bashku ingredientët e mbushjes dhe mbushim me to një xhep pastiçjeri.

Në një tas tjetër miksojmë së bashku ingredientët e kremit të djathit dhe mbushim një tjetër xhep pastiçjeri me to.

Në një tjetër tas të madh  rrahim të bardhat e vezës më një mikser dore.

Me kujdes bashkojmë të bardhat e vezës me masën e përgatitur në fillim, duke e përzier me ngadalë.

Hedhim vaj në një tigan që nuk ngjit dhe e ngrohim në temperaturë të ulët.

Me një lugë marrim masën e përgatitur dhe e shtrojmë në tigan dhe e hapim me lugë duke krijuar një rreth me diametër 10 cm dhe 1 cm të trashë.

E gatuajmë ngadalë derisa fillojnë të dalin flluska dhe pjesa e sipërme duket pothuajse e bërë. Në këtë moment, me anë të xhepit pastiçier krijojmë një formë vorbulle me mbushje kanelle. Më pas, me kujdes e kthjemë nga ana tjetër.

E lëmë të gatuhet edhe për 15 sekonda dhe e heqim, duke e mbajtur të ngrohtë derisa të bëhen dhe të tjerat.

I hedhim përsipër kremin e djathit që e kemi përgatitur më parë, dhe voila…

Skills

Posted on

March 7, 2018