Përbërësit:
- Kripë dhe piper
- 350 gr penne
- 1 ½ lugë çaji gjalpë
- 3 lugë gjelle qepë të grirë
- ¼ filxhan verë të bardhë
- 1 filxhan krem pana
- 1 lugë çaji lëng limoni
- 100 gr salmon të tymosur të prerë në copa
- 2 lugë gjelle bishta qepe të njomë
Përgatitja:
Në një tas të madh me ujë të kripur të zier, gatuani pastan sipas udhëzimeve të paketimit. Ndëkohë, në një tigan të vogël shkrini gjalpin me shpejtësi të mesme. Shtoni qepën bashkë me kripën dhe piperin. Gatueni deri sa të zbutet, rreth 5 minuta. Shtoni verën dhe trazojeni deri sa të ketë avulluar, rreth 5 minuta. Shtoni kremin deri sa të ziejë. Ruani ½ filxhan ujë nga pasta; thani pennet dhe rikthejini ato në tas. Shtoni miksin e kremin në tas bashkë me lëngun e limonit, salmonin e tymosur dhe bishtat e qepës. Nëse është e nevojshme, shtoni ujin e ruajtur nga pastat dhe pak kripë e piper.