Përbërësit:
- 1 kg patëllxhane
- 3 kokrra patate
- 125 gr djathë kaçkavall
- kripë, piper, sheqer
Për mbushjen:
- 1 kg mish të grirë
- 350 kg domate të prera në kubikë
- 2 qepë të mëdha
- 2 thelpinj hudhër
- menderz dhe kanelle
Për beshamelin:
- 5 lugë miell
- 1 kg qumësht
- 3 të verdha veze
I presim patëllxhanet për së gjati dhe i pjekim në furrë me pak vaj. Nuk i skuqim për të mënjanuar vajra të tepërt. I presim dhe patatet në feta dhe i pjekim dhe ato në furrë me pak vaj.
Në një tigan të thellë skuqim qepën e prerë në kubikë, i hedhim mishin e grirë dhe pastaj domatet në kubikë. I lemë të skuqen mirë. U shtojmë mendërz, kanellë, kripë e hudhër.
Në një tenxhere skuqim miellin me gjalpë dhe shtojmë qumështin duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që të mos formohen kokrra e të mos ngjitet. Shtojmë të verdhat e vezëve dhe kripë.
Në një tavë mesatare vendosim patatet në mënyrë që të mbulohet gjithë fundi i tavës. Mbi to vendosim një shtresë patëllxhane. Mbi patellxhanët hedhim mbushjen. Vendosim prapë një shtresë patëllxhane, një shtresë mbushje dhe një shtresë patellxhane. Mbi të hedhim beshamelin dhe djath kaçkavall të grirë. E pjekim në 200 gradë për rreth 1 orë.
Ju bëftë mirë!