Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Receta ideale për energji gjatë gjithë fundjavës

Receta ideale për energji gjatë gjithë fundjavës

Përbërësit
1/2 gotë oriz Eco
600 gr mish i bardhe pule
1 karrotë
spinaq sipas dëshirës
4 lugë gjelle vaj Eco
3 lugë gjelle lëng limoni
1/2 qepë
Kripë
Piper i zi

Kjo recetë është e thjeshtë, e shijshme dhe plot proteina, të nevojshme sidomos për personat që kryejnë aktivitete fizike.
Përgatitja:

Orizin e vëmë të ziejë në një tenxhere te mbushur plot me ujë.
Ndërkohë fileton e pulës e skuqim në tigan duke e kaurdisur me kripë dhe piper të zi.

Në një tigan tjetër skuqim pak qepën, karrotën, spinaqin dhe pasi kanë marrë kohën e nevojshme (5-8 min) i shtojmë edhe orizin dhe vazhdojmë ti përziejmë.
I kaurdisim edhe pak në temperaturë mesatare, dhe për ti dhënë një shije unike i shtojmë lëngun e limonit.

Fileton e pulës e presim në kubikë ose e servirim në pjata së bashku me rizoton.

Me këtë recetë ju do të merrni 388 Kalori dhe 30 gr proteina dhe patjetër që do të bëhet gatimi juaj i preferuar sepse do ta keni stomakun plot, por me shume pak kalori.

Ju bëftë mirë!

Skills

Posted on

October 13, 2017

{"wp_error":"The certificate issuer's certificate has expired. Check your system date and time."}