Përbërësit:
- 1kg midhje
- 1/2 litër ujë
- 400 gr salce domate Divella
- 5 qepë të freskëta
- 1 qepë e thatë
- 1 filxhan oriz kokërrgjatë
- 1 koncentrat perimesh
- ½ tufë koper
- 1 filxhan vaj ulliri
- kripë, piper
Pastrojmë midhjet nga jashtë duke ia hequr të gjitha fijet e tepërta. I hedhim në një tenxhere me ujë e i lemë të hapen. Sapo hapen, i ziejmë vetëm për 1 minutë.
Grijmë qepën e thatë, ndërsa qepën e njomë e presim në copa. Në tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe skuqim të dyja qepët. Shtojmë salcën e lëngshme të domates e i lemë të skuqen bashkë.
Në fund hedhim orizin, midhjet, piperin, kripën, koncentratin e perimeve dhe ujin e i lemë të ziejnë për rreth 15 minuta. Hedhim koprën e grire dhe e lemë orizin të pushojë deri sa të ftohet.