Rosto Viçi

Rosto Viçi

Perberesit
Mish i fresket viçi
kripe dhe piper
Vaj ulliri
Hudhra te shtypura
Rozmarine
Pergatitja:
Nxehni furren ne 200 grade.
Vendosni nje tigan ne zjarr te larte
Ne nje tas, shtypni kripen, piperin dhe rozmarinen bashke.
Marinojeni mishin mire me miksin e erezave.
Vendoseni nje tave bosh ne furre te nxehet.
Shtoni pak vaj ulliri ne tigan dhe vendoseni mishin. Jepini nje te skuqur nga te gjitha anet. Me qene se copa eshte goxha e madhe, duhet ta levizni me kujdes mos digjeni. 3-4 minuta cdo ane eshte idealja!
Sapo te kete marre nej ngjyre, vendoseni ne taven e nxehte. Shtoni hudhrat dhe vajin. Lereni 25 minuta per cdo 500gr. Dmth per 1.5kg duhet rreth 1 ore e 15 minuta. Kjo do ta gatuaje mishin medium (dmth pak te kuq ne mes).
Nese doni ta gatuani pak me shume, lereni edhe 15 minuta te tjera – por do ju thahet…edhe une nuk ua rekomandoj.
Nxireni nga furra edhe lereni te rrije per 20 minuta ne nje pjate ose ne nje derrase te mbuluar me leter alumini. Pa e ngacmuar! Kjo do te ndikoje ne menyre te drejtperdrejte per zbutjen e mishit.
Priteni holle edhe hidhjani lengun e formuar siper. Perdoreni per sanduiche me buke te thekur, pak mustarde, qepe edhe ndonej salce picante.

Skills

Posted on

December 22, 2017