Përbërësit:
- 200 gr sheqer
- 250 ml ujë
- 4 filxhanë boronica të kuqe
- arra,
- lëkurë portokalli
- rush të thatë
- kanellë (fakultative)
Përgatitja:
Hidhni ujin dhe sheqerin në një tigan tenxhere të mesme dhe vendoseni në nxehtësi të lartë. Trazojeni deri sa sheqeri të shpërbëhet.
Shtoni boronicat në tenxhere dhe uleni nxehtësinë duke trazuar për 10 minuta ose deri sa pjesa më e madhe e boronicave të jenë hapur. Sapo kjo të ketë ndodhur, salcën mund ta lini ashtu siç është, ose t’i shtoni disa nga përbërësit e tjerë si arrat apo rrushin e thatë sipas preferencave tuaja.
Hiqeni tenxheren nga i nxehti dhe lëreni salcën të ftohet në temperaturë ambjenti. Më pas derdheni atë në një tas dhe vendoseni në frigorifer që të ftohet tërësisht në mënyrë që salca të bëhet akoma më e trashë.