Sallata Waldorf

Sallata Waldorf

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë
  • Piper
  • 1 mollë të ëmbël, të qëruar
  • ½ filxhan rush të kuq pa fara, të prera
  • ½ filxhan selino, të prerë hollë
  • ½ filxhan arra të prera, pak të thekura

 

Përgatitja:

Në një tas të mesëm, përzieni majonezën dhe lëngun e limonit. Shtoni ½ lugë çaji kripë, ¼ lugë çaji piper të freskët. Përzieni mollët, selinon, rrushin dhe arrat. Shërbejeni mbi një shtrat marule të freskët.

Skills

Posted on

November 20, 2015