Përbërësit:
- 50 gramë uthullë balsamike
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 3 pjeshkë, të qëruara secila e ndarë në 6 copa
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 120 miligramë kripë
- 300 gramë rukola
- 2 lugë gjelle djathë të thërrmuar
Përgatitja:
Ngroheni uthullën në një tigan të vogël me nxehtësi të mesme-të lartë. Uleni nxehtësinë dhe zieni për rreth 2 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni mjaltin. Lëreni në temperaturën e dhomës.
Përgatisni grilën në nxehtësi të lartë. Vendosni copat e pjeshkës në grilë për 30 sekonda në secilin krah.
Përzieni vajin dhe kripën në një tas të madh duke i trazuar. Shtoni rukolën dhe trazojini sërish. Së fundmi, hidhni pjeshkët të cilave do i shtoni uthëllën dhe djathin.