Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Supë karrote me xhenxhefil dhe portokall

Supë karrote me xhenxhefil dhe portokall

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 6-7 karrota të mëdha, të qëruara, të prera hollë
  • 2 filxhanë qepë të grira
  • Kripë
  • 1 lugë çaji xhenxhefil të grirë
  • 2 filxhanë supë perimesh
  • 2 filxhanë ujë
  • 3 shiritë të mëdhenj lëkurë portokalli
  • Majdanoz dhe kopër për garniturë

 

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tas supe me nxehtësi të mesme dhe gatuani qepët me karrotën duke përzier rregullisht deri sa qepët të zbuten nga 5-8 minuta. Hidhini atyre pak kripë ndërsa gatuhen.

Shtoni supën, ujin, xhenxhefilin dhe lëkurën e portokallit. Trazojini deri sa karrotat të zbuten për rreth 20 minuta.

Hiqni lëkurën e portokallit dhe zbrazeni. Në porcione të vogla, hidheni supën në mikser dhe kthejeni atë në një pure të butë. Mbushni vetëm 1/3 e mikserit me lëngun e nxehtë në mnëyrë që të mos dalë jashtë. Shtoni më shumë kripë për shije. Për garniturë hidhini pak majdanoz dhe kopër.

Skills

Posted on

December 4, 2015