* 2 patate
* 2 karota
* 3-4 lloje perimesh të stinës
* 2 lugë vaj ulliri
* 1 lugë lëng limoni
* 2 lugë gjelle miell orizi.
Pastrojini dhe lajini mirë patatet, karotat dhe perimet e tjera. Zieni 4 gota ujë dhe, sapo të fillojë të marrë valë, shtoni të gjitha perimet. Lërini të ziejnë mirë për 40 minuta.
Pasi perimet të kenë zier, kalojini në blender derisa të bëhen pure.
Hidheni këtë pure në pjatë dhe shtoni pak lëng limoni (në vend të lëngut të limonit mund të shtoni dy lugë gjelle lëng domatesh, pa farëza dhe lëkurë) e vaj ulliri.
Lëreni supën të ftohet pak dhe me pas shtoni miellin e orizit, përziejeni. Me pas ushqeni me të fëmijën.
I befte mire!