Përbërësit:
- ½ filxhan gjalpë
- 1 qepë, të grirë
- 450 gr brokoli të ngrira, të prera
- 400 gr lëng mish pule
- 450 gr djathë pice, në formë kubike
- 2 filxhanë qumësht
- 1 lugë gjelle pluhur hudhre
- 2/3 filxhan miell misri
- 1 filxhan ujë
Përgatitja:
Në një tenxhere, shkrini gjalpin me nxehtësi të mesme. Gatuani qepën në gjalpë deri sa të zbutet. Shtoni brokolit dhe mbulojini me lëngun e pulës. Trazojeni deri sa brokoli të zbutet për 10-15 minuta.
Uleni nxehtësinë dhe shtoni kubat e djathit deri sa ato të shkrijnë. Përzieni qumështin dhe pluhurin e hudhrës.
Në një tas të vogël, hidhni miellin e misrit në ujë deri sa ato të shpërbëhen. Shtojani atë supës dhe gatuani duke e trazuar vazhdimisht deri sa të trashet.