Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Tart me çokollatë dhe verë të kuqe

Tart me çokollatë dhe verë të kuqe

Ingredientët:

200gr miell Eco

25 gr pluhur kakao

25 gr sheqer pluhur

175 gr gjalpë të ftohur paraprakisht

1 e verdhë veze Aiba

2 lugë ujë të ftohtë akull

2 vezë Aiba

100 gr sheqer të bluar imët

2 lugë miell misri

1 lugë kanellë

1 lugë kakao

200 ml verë merlot Duka

300 ml krem pastiçerie

200 gr reçel qershie

 

Përgatitja

 

E sitim miellin, pluhurin e kakaos dhe sheqerin pluhur në mikser, më pas i shtojmë gjalpin dhe pak kripë dhe i miksojmë derisa të ngjasojnë me thërrime buke.

I shtojmë të verdhën e vezës dhe 2 lugë ujë të ftohtë dhe i miksojmë sërish derisa të bëhen një masë.

E vendosim në një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe e gatuajmë me dorë sikur po zëmë brum. E mbështjellim me letër celefoni dhe e lëmë për 20 minuta.

Më pas e hapim me okllai derisa të jetë aq e madhe sa të mbulojë të gjithë tavën në të cilën do piqet. Më pas e pjekim për rreth 13 minuta derisa të thahet.

Lereni të ftohet pak.

Më pas vendosni vezët dhe sheqerin në një tas, i sitim miellin e misrit, kanellën dhe kakon përsipër dhe i miksojmë derisa të përzihen, por jo të bëjnë shkumë. I shtojmë verën dhe 200 ml krem pastiçerie derisa të përzihen bashkë.

Vendosim një shtresë reçeli qershie përsipër masës së pjekur tashmë dhe sipër saj shtojmë mbushjen e përgatitur pak më parë në tas. Mund të jetë më e lehtë për ju ta bëni këtë afër furrës, kështu që nuk do ju duhet të ecni me tavën e mbushur plot.

E pjekim për rreth 20-25 minuta dhe pasi e heqim nga furra e lëmë të ftohet. Pastaj rrahim 100 ml e papërdorur të kremit të pastiçerisë. E pluhrosim tartin e përgatitur me kakao dhe e servirim me kremin e rrahur.

Skills

Posted on

March 2, 2018

{"wp_error":"The certificate issuer's certificate has expired. Check your system date and time."}