Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Tortë me Çokollatë

Tortë me Çokollatë

Përbërësit:
4 vezë
1 gotë sheqer Eco,
1 gotë qumësht,
1 gotë vaj Eco,
2 Pluhur pjekje,
1 vanilje,
3 lugë gjelle kakao,
2.5 gota miell Eco.

Për kremin:
gjysmë gote çajit vaj, 2 gota çaji qumësht, 1 gotë çaji sheqer, 1 lugë gjelle kakao.

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i rrahim në një pjatë rreth 8 minuta, i shtojmë qumështin, vajin, miellin, pluhur pjekjen, vaniljen dhe e përziejmë masën.
Masën e përgatitur e derdhim në enën e pjekjes dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 40 minuta.
Përbërësit e kremit i hedhim në tenxhere dhe i përziejmë në temperaturë mesatare rreth 10 minuta.
Tortës së pjekur, pasi ftohet i hedhim kremin e përgatitur, e presim në copa të vogla dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë!

Skills

Posted on

December 15, 2017

{"wp_error":"The certificate issuer's certificate has expired. Check your system date and time."}