Një picë të shijshme me përbërës nga Eco Market!

Ka nga ato ditë kur nuk ke as shumë kohë, as shumë ide por do diçka që kënaq të gjithë. Zgjidhja më e sigurt është gjithmonë: pica. E thjeshtë, e shijshme, dhe me pak përbërës të mirë bëhet e mrekullueshme.

Përgatisim me disa produkte që nga EcoMarket që të jemi super të kënaqur me rezultatin. Djathi Mozzarella Granarolo, salca e domates Divella, mielli Teuta dhe proshuta e tymosur Fix secili ka dhënë shijen e vet në mënyrë perfekte.

Përbërësit që të duhen:

Për brumin:

  • 300g miell Teuta
  • 180ml ujë i ngrohtë
  • 1 lugë çaji maja e thatë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë

Për sipër:

  • 100-150g Mozzarella Granarolo
  • 100g salcë domate Divella
  • 100g proshutë e tymosur Fix
  • Një spërkatje me vaj ulliri dhe pak oregano në fund

Si ta përgatitësh:

  1. Fillimisht bëj brumin. Në një tas, përziej ujin e ngrohtë me majanë dhe sheqerin. Lëre 5 minuta të fryhet pak.
  2. Shto miellin, kripën dhe vajin e ullirit. Përzieje dhe fillo ta punosh brumin për 5-6 minuta derisa të zbutet.
  3. Mbuloje dhe lëre të vijë për rreth 1 orë.

Pasi brumi të jetë gati:

pica ne guzhine

  1. Hap një petë (sipas madhësisë që do), lyeje me salcën Divella, shto mozzarella-n e copëtuar dhe proshutën e tymosur.
  2. Spërkati me pak vaj ulliri dhe pak oregano për aromë.
  3. Piqe në furrë të parangrohur në 220°C për 10–12 minuta, ose derisa të skuqet dhe të shkrihet djathi.

Pak fjalë për përbërësit

  • Mozzarella Granarolo shkrin bukur dhe ka atë shijen e butë që shkon perfekt me proshutën.
  • Salca Divella është e trashë, jo ujore që do të thotë nuk ta lë picën qull.
  • Mielli Teuta për një brum të qëndrueshëm dhe të butë.
  • Dhe proshuta e tymosur Fix? Fantastike i jep shumë karakter picës, pa pasur nevojë për shumë përbërës të tjerë.

Këshilla të vogla:

  • Nëse ke më shumë kohë, leje brumin të vijë më gjatë (edhe 2-3 orë) për më shumë ajër dhe lehtësi.
  • Mund të shtosh kërpudha, ullinj, spec djegës apo çfarëdo tjetër të kesh në frigorifer.
  • Pica del edhe më e mirë nëse përdor një gur për picë ose një fletë pjekjeje shumë të nxehtë.

Në fund të fundit, nuk ka recetë më “e sigurt” se pica dhe kur përdor përbërës të mirë, s’ke ç’të humbasësh. Provoje edhe ti dhe më thuaj si doli. 😉