Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Përgjegjësitë:

  • Plotëson kërkesat operacionale te dyqanit ben planifikimin dhe caktimin punonjësve; sipas rezultateve te punës.
  • Kujdeset per stafin me rekrutimin, përzgjedhjen, orientimin dhe trajnimin e punonjësve.
  • Ndjek rezultatet e punes te stafit ne dyqan duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit; planifikon, monitoron, vlerëson rezultatet e punës.
  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.
  • Identifikon kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke krijuar marrëdhënie me klientët potencial dhe aktual.
  • Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqan duke respektuar kërkesat ligjore.
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve per te pare nivelin e stokut.
  • Merr ne dorezim mallin sa here qe vjenfurnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese ndiqet me perpikmeri.
  • Perpilon raporte statistikore periodike per te analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grupmoshave, etj., ne menyre qe te lehtesoje planifikimin, te parashikoje volumin e shitjeve ne te ardhmen dhe te maksimizoje perfitimet nga dyqani.
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi.
  • Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan.
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Departamentin e Marketingut.
  • Sugjeron/propozon tek eproret ide dhe iniciativa per permiresimin e biznesit.

Profili i kandidatit:

  • Diplomë Universitare
  • 2 vite përvojë pune
  • Komunikues i fortë dhe aftësi ndërpersonale
  • Demonstron fleksibilitet
  • Aftesi te shkëlqyera ne zgjidhjen e problemeve
  • Personi energjik dhe dinamik
  • I besueshem dhe vendimmarres
  • I afte te menaxhoj punen dhe kohen ne flukse.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft (Word, Excel)

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: ekulla@ecomarket-al.com

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.