Ingredientët:
Kremi
4 banane të pjekura mirë dhe të ngrira
1 lugë e vogël me ekstrakt vanilje
1 lugë me shurup panje
Kripë
Brumi
50g miell tërshëre
100g hurma arabie të zhytura në ujë
2-3 lugë nga uji I hurmave të arabisë
1 lugë çokollatë e zezë e grirë në copa
1 lugë ekstrakt vanilje
1 lugë vaj arre kokosi
Kripë
Salca e çokollatës
50g çokollatë e zezë e shkrirë
1 lugë vaj arre kokosi
Përgatitja:
1.Vendosni të gjithë ingredientët e brumit në mikser dhe miksojini.
2. Rrotullojeni brumin në kafshata të vogla sferike. Vendosini në ngrirje për minimum 20 minuta.
3. Shkrijeni çokollatën dhe më pas shtojini vajin e arrës së kokosit duke e trazuar. Mbajeni të ngrohtë.
4. Miksoni copat e ngrira të bananes derisa të kenë konsistencën e një kremi – kjo mund t’ju marrë 10 deri 15 minuta.
5. Sapo bananet të jenë të buta, shtojini vaniljen dhe shurupin e panjës dhe miksojini sërish.
6. Nxirrini copat e brumit të ngrira nga frigoriferi dhe vendosini me ngadalë në kremin e përgatitur, duke ruajtur disa për t’i vendosur sipër.
7. Shërbejeni me një salcë çokollatë përsipër.