Përbërësit:
- 3 vezë
- 3 lugë gjelle miell
- 100 gr sheqer
- 250 gr çokollatë e zezë
- 100 gr gjalpë
- 6 lugë gjelle qumësht
- 2 lugë çaji Nescafe
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni sobën në 180 gradë celcius. Në banjo mari hidhni çokollatat e copëtuara, gjalpin, qumështin dhe Nescafe-në derisa të shkrihen dhe të bëhen një masë. Në dy tasa ndani të verdhat nga të bardhat e vezëve. Rrihini të bardhat deri sa të bëhen shkumë dhe vendosini mënjanë. Te të verdhat e vezëve shtoni sheqerin dhe përzieni.
Më pas shtoni 3 lugët e miellit duke i përzier vazhdimisht. Te kjo përzierje hidhni çokollatën e shkrirë dhe përzieni sërish deri sa masa të unifikohet. Më pas hidhni shkumën e të bardhave të vezëve duke e përzier atë me lugë druri në lëvizje rrethore. Lyeni tavën me pak gjalpë dhe hidhini sa më sipër. Vendoseni në furrë për rreth 40 minuta.