Përbërësit për brusketa:
- 1 bagete
- 1 kokërr domate
- 1 kokërr qepe
- Proshutë
- Djathë gouda
- Vaj, kripë, majdanoz i grirë
Presim qepën në feta të holla, ndërsa domaten në kubike. I skuqim me vaj ulliri. Në një tavë të cilën e kemi lyer me vaj, vendosim fetat e bagetës. Lart u hedhim domaten me qepën e skuqur, feta proshute dhe djathin gouda.
I pjekim në furrë për 1-2 minuta.
Ju bëfte mirë!