Perberesit
- 120 gr makarona
- 100 gr skampi
- 100 gr midhje
- 50 gr karkaleca
- 50 gr kallamar
- 50 gr oktapod
- 200 gr domate
- 2 thelpinj hudher
- pak vaj ulliri
- pak majdanoz
- pak kripe
- pak vere e bardhe
- Përgatitja
Vendosim tiganin në zjarr pak vaj ulliri hedhim 2 thelpi hudhër dhe e kavardisin shumë pak sa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati 3 minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë e lëmë derisa vera të avullojë.Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.Pasi u kemi hequr ujin. I hedhim në tiganin ku kremi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke I përzier vazhdimisht.I servirim në pjatë.