Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë makaronat. Pasi i kemi zierë i përziejmë me vaj ulliri, djathë parmixhano, erëza,hudhër pluhur, kripë dhe piper.
I hedhim makaronat në një tepsi dhe i pjekim në 180 gradë për 10-12 minuta derisa të bëhen
krokante.
Për përgatitjen e salcës shtojmë djathë të thërrmuar, kos, hudhër dhe vaj ulliri në blender derisa të bëhet kremoze.
Për të shijuar Pastat Chips shoqerojini me salcen e bërë vetë.
Ju bëftë mirë!