Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Patëllxhan të pjekur me parmixhano

Patëllxhan të pjekur me parmixhano

Në një enë bëni gati copat e prera të bukës.
grilled-eggplant-parmesan-02

Hidhni në një tigan 1 lugë gjelle vaj dhe nxeheni në nxehtësi mesatare. Shtoni copat e bukës dhe skuqini për 5 minuta derisa të marin ngjyrë te artë. Bashkojmë djathin parmixhano me kripë dhe piper dhe e lemë mënjanë.
grilled-eggplant-parmesan-01

Në një tas të vogël, përzieni ½  filxhan vaj ulliri dhe hudhër. Me përbërjen e përftuar lyeni të dy anët e patëllxhanit dhe hidhini kripë dhe piper të zi. Përdorni gjysmën tjetër të përbërjes për të lyer fetat e domates në të dy anët.

Nxehtësia e një zgare ose tiganit në zjarr te jetë mesatarisht e lartë, ku do shtroni patëllxhanin dhe lereni 5 minuta në të dy anët derisa të skuqet dhe zbutet me pas vendosini në një pjatë.

Më pas vendosni fetat e domates dhe i nxehni për 3 minuta.

Sipër patëllxhanit shtroni domatet dhe djathin. Gatuajeni për 2 minuta derisa djathi të shkrihet.

grilled-eggplant-parmesan-steps01

Kalojeni në një pjatë për servirje dhe sipër hidhni bukë të thekur, borzilok, kripë dhe piper.

Ju bëftë mirë!

Skills

Posted on

June 29, 2021