Përbërësit
3 kg shalqi (i prerë në copa dhe pa fara)
1/3 gotë miell misri
¾ gotë sheqer
2 lugë gjelle lëng limoni
50 gram çokollatë e zezë
kanellë
Përgatitja:
Prejeni shalqirin në copa dhe vendoseni në një blender. Bëjeni pure dhe kullojeni mirë.
Kombinoni sëbashku lëngun e shalqirit, miellin e misrit, sheqerin dhe lëngun e limonit. Gatuajini për 2 minuta, derisa të formohet një masë e trashë.
Hiqeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të për 15 minuta.Shtojini pak ujë.
Ndajeni pudingun në 6 gota dhe vendosini në frigorifer. Lereni aty pë 2-3 orë.
Para se ta shërbeni,vendosini sipër pak kanellë dhe cokollatë ose sipas dëshirës tuaj.
Ju bëftë mirë!