Përbërësit:
- 6 qepë mesatare
- 50 gr gjalpë
- 1 lugë vaj ulliri
- 1 lugë miell
- 1 litër ujë
- kripë/piper
- bukë fshati me feta
- djathë kaçkavall
Përgatitja:
I presim qepët në feta të holla e i skuqim në gjalp deri sa të marrin ngjyrë kafe.
U shtojmë miellin dhe i kaurdisim shumë pak.
Hedhim ujin dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë deri sa të zbuten mirë. Në fund hedhim kripën, piperin e vajin e ullirit.
Në furrë pjekim fetat e bukës, të cilave u kemi hedhur djathin kaçkavall nga lart.
Supa serviret e ngrohtë në një pjatë me një fetë buke që sapo kemi pjekur në mes.
Ju bëftë mirë!