Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Supë Verore

Supë Verore

Përbërësit:
6 qepë
40 gram gjalpë
1 lugë gjelle miell
½ lugë çaji kripë
500 ml lëng pule
250 ml qumësht
3 të verdha veze
2 domate
2 speca te grira holle
pak spec djegës
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Shkrini gjalpin në një enë në temperaturë mesatare. Hidhni qepët dhe skuqini për 10 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë.
Shtoni miellin, pak kripë dhe përziejini herë pas here. Shtoni specat, kungujt apo cdo perim tjetër që dëshironi të përfshini. Gradualisht shtoni lëngun e pulës dhe trazojini ngadalë. Mbulojini dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.
Pasi qepët janë zbutur, shtoni qumështin dhe kremin pana. Rrihni të verdhat e vezëve në një tas dhe shtoni në të rreth 125 ml nga lëngu i supës.
Hidheni përzierjen me vezë të supa sëbashku me specin e djegës, salcën dhe pak piper të zi.
Servireni të ngrohtë me majdanoz të grirë.

Skills

Posted on

July 28, 2017