Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Taliatele me spinaq dhe kërpudha

Taliatele me spinaq dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle vaj ulluri
  • 1 tufë qepë, të prera hollë
  • 2 thelbë hudhre, të prera hollë
  • 10 kërpudha, të prera hollë
  • 200 gr spinaq të freskët
  • 1 lugë gjelle miell
  • 200 gr salcë kosi
  • Kripë dhe piper të zi
  • 300 g taliatele të thata

 

Përgatitja:

Ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni lehtë qepët dhe hudhrën për disa minuta. Shtoni kërpudhat dhe skuqini deri sa uji të ketë avulluar. Hidhni spinaqin në tigan dhe trazojeni deri sa të jetë zbutur. Vazhdoni të gatuani me nxehtësi të mesme deri sa pjesa më e madhe e ujit të ketë avulluar.

Shtoni miellin mbi përzierjen dhe trazojeni mirë për disa minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe hidhni salcën e kosit. Rikthejeni tiganin tek i nxehti në zierje për disa minuta deri sa salca të jetë trashur. Më pas shtoni sipas dëshirës kripën dhe piperin e zi.
Ndërkohë përgatisni pastan në një tigan të madh me ujë të zier sipas udhëzimeve të paketimit. Pasi të jetë gati, thani pastan dhe shtojini atyre salcën e kërpudhës dhe spinaqit.

Skills

Posted on

October 2, 2015