Warning: A non-numeric value encountered in /home/ecomarke/public_html/wp/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5611

Karta Klienti rregullore

VEMENDJE!

Programi i Ri i Besnikërisë, Karta “ECO”!
Të Nderuar Klientë,
Duke filluar nga 1 Qershor 2019 do të hy në zbatim Programi i Ri i Besnikërisë, Karta “ ECO”. Ky Program është krijuar për të identifikuar dhe shpërblyer klientet besnikë. Përfitimet tuaja do të jenë të shumta nëpërmjet blerjeve që do të kryeni në të gjithë rrjetin Eco Market. Qëllimi ynë është të jemi sa më pranë jush duke ju ofruar privilegje unike si anëtar i kësaj skeme besnikërie.

Si anëtar në këtë program ju do të përfitoni shumë. Kjo skemë është e bazuar në mbledhjen e pikëve për çdo blerje, oferta të dedikuara, dhurata dhe shumë privilegje të tjera.
Përfitimet e përdorimit të kartës “ECO”
• Bëheni pjesë e programit të besnikërisë.
• Mblidhni pikë në çdo blerje.
• Pikët e mbledhura mund t’i konvertoni në lekë, në blerjet tuaja në ECO MARKET.
• Me pikët e mbledhura mund të zgjidhni nga dhuratat e shumta të katalogut.
• Oferta të dedikuara në ditë të ndryshme dhe për produkte specifike.
Mbledhja e Pikëve
Pasi jeni pajisur me kartën ECO, në çdo blerje keni të drejtë të mblidhni sa më shumë pikë.
Skema e mbledhjes së pikëve
100 lekë = 10 pikë
Sqarim: Në çdo shpenzim 100 lekë që klienti bën përfiton 10 pikë
Përdorimi i Pikëve
Pikët që keni mbledhur mund t’i konvertoni në vlerë lekësh ose t’i përdorni për të zgjedhur një nga dhuratat e shumta të katalogut
Skema e përdorimit të pikëve
2000 pikë = 200 lekë
Sqarim: Shëmbull konvertimi pikësh: – Nëse keni në kartë 2000 pikë ato do të konvertohen në 200 lekë