Rreth Nesh

Mirë se vini në

eco market

Ecomarket është një rrjet marketesh i dedikuar produkteve ekologjike, natyrale dhe të certifikuara, që ofron një alternativë të shëndetshme për konsumatorët shqiptarë. Prej ditës së parë të hapjes, Ecomarket është pozicionuar si një pionier në tregun e produkteve miqësore me natyrën, duke sjellë një standard të ri në mënyrën e të konsumuarit.

Qëllimi ynë është i qartë: të ofrojmë produkte të sigurta, cilësore dhe të prodhuara me përkujdesje për shëndetin e njeriut dhe të planetit.

Me një gamë të gjerë produktesh që përfshin ushqime bio, kozmetikë natyrale, produkte pastrimi ekologjike dhe artikuj të jetesës zero-waste, Ecomarket i vjen në ndihmë çdo familjeje që kërkon alternativa të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme për përditshmërinë.

Nën moton “Jeto Shëndetshëm.”, Ecomarket është tashmë një emër i besuar për qindra konsumatorë në Tiranë, Durres, Fier, Sarande dhe më gjerë.

Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe transparencës reflektohet në çdo produkt në raft, si dhe në përvojën miqësore që ofrojmë për çdo klient, çdo ditë.

Historia jone

Nder Vite

Historia

Produkte ekskluzive